KreuStil Jetese

Velvet do ta shohim këtë verë edhe tek bikinit e plazhit

Velvet është materiali i copës që po e shohim kudo, në fustane, funde, pantallona, triko, e xhaketa. Por nëse mendoni se këtij materiali po i vjen fundi dhe se u ngopëm duke parë njerëz që veshin vetëm velvet, jeni gabim. Sipas trendeve të fundit këtë material do ta shihni sapo të vijë vera edhe tek rrobat e banjës. Nuk ka rëndësi ngjyra, rëndësi ka që në garderobën tuaj duhet të keni patjetër një palë bikini velvet. Dizajnerët e njohur pranojnë kjo lloj cope nuk mundi t’i shpëtojë edhe rrobave të banjës. Ndaj nëse nuk i keni një palë tilla, shkoni menjëherë tëk rrobaqepësja juaj, ose porositni online. Velvet akoma nuk është larguar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF