Materiali i xhinsit ka qenë gjithmone i preferuari i modeles së famshme Miranda Kerr. Pantallonat xhins por edhe fustanet xhins kanë qenë gjithmonë pjesë e garderobës së saj. Këtë pasion të madh për këtë lloj cope, duket se Miranda do ta përkthejë në të mira materiale për të. Ajo ka lançuar linjën e saj të parë të koleksionit të xhinsit. “Ishte e mrekullushme të punoje me lloje të ndryshme xhinsi. Pjesa më e bukur e krijimit të një veshje e kryesisht këtij materiali, është ta kthesh xhinsin tërësisht në personal”, është shprehur e emocionuar modelja. Ajo e cilëson xhinsin si një lëkurë të dytë në trupin e saj. Të merresh me modë apo me krijim, sipas modeles është një mënyrë për të shprehur veten dhe ndjenjat personale. Muza e krijimit të xhinseve të Kerr janë modelet e viteve 90’.





Aktorja e famshme bëhet nënë






Samanta Karavella i futet politikës

Brenda shtëpisë së Jennifer Lopez







