Është e vërtetë që meshkujt nuk i kuptojnë shumë gjëra të femrave. Ata nuk do t’i pëlqejnë kurrë sandalet e gjata të stilit gladiator të femrave, apo nuk do t’i kuptojnë kurrë thonjtë e mbingarkuar të një vajze. Pjesa më e madhe e tyre nuk i pëlqen flokët e shkurtër tek një vajzë. E meqë jemi tek flokët, duket se meshkujt kanë disa preferenca përsa i përket modeleve të flokëve te femrave. Ja disa prej tyre:
Flokët e kapur në një anë: Ky është një model klasik. Meshkujve u pëlqen asimetria.
Me shumë volum: Ky është një model retro dhe të krijon përshtypjen se ajo kalon gjithë jetën nëpër festa.
Bisht në një anë: Sipas meshkujve ky lloj stili të krijon idenë e një politikaneje seksi.
Dy bishtaleca gërshet: Ky lloj modeli të kujton rininë dhe vajzat e shkollës në gjimnaz. Fantasia e çdo mashkulli.
Një bisht i rrëmujshëm: Ky lloj modeli të krijon përshtypjen që vajza që i mban flokët kështu, nuk kalon shumë orë për tu bërë gati dhe është gjithmonë gati për aventura.
Flokët e gjata dhe të drejta: Janë gjithmonë seksi për një mashkull në çdo kohë.
Bisht i ngritur i drejtë. Të krijon idenë e një vajze të vogël e naïve.
Valëzime të rrëmujshme: E thjeshtë, elegant dhe natyrale. Nuk kërkon shumë kohë për t’u realizuar dhe meshkujve u duket seksi.


Plazhet më përrallore në botë





Iris Luarasi me “look” të ri












