Sot do të festonte ditëlindjen e 67-të njëri prej aktorëve më të mirë të brezit të vet, Agim Qirjaqi, i cili u nda nga jeta në 2010-n nga një sëmundje e rëndë. Ai u bë i njohur për publikun në filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, të Viktor Gjikës me rolin e poetit (Gëzimit) për të vazhduar me një kryerol në filmin e Dhimitër Anagnostit, “Lulëkuqet mbi mure” në rolin e drejtorit të shkollës. Për të vazhduar më pas me shumë filma të tjerë.
Gjithashtu fillon të japë mësim, mjeshtrinë e aktorit, në Akademinë e Arteve, përvojë të cilën e vazhdon edhe pas rikthimit në Teatrin Kombëtar. Në vitet ’80 performon në teatër dhe në filma, duke qenë njësoj i suksesshëm, si në role dramatikë, ashtu edhe në ata komikë.
Krahas krijimtarisë, angazhohet edhe në veprimtaritë jashtë skene, si përkthyes dramash (“Fando e Lis” dhe “Këngëtarja tullace”), bashkëpunëtor dhe anëtar i Këshillit Botues të buletinit Teatër, anëtar i bordeve të Studios “Alba Film” dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetari i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit (1992). Në vitin 1996 fiton titullin “Asistent Profesor”. Në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar.
U nda nga jeta më 28 mars 2010, në moshen 60-vjecare pas një sëmundjeje të rëndë.




Këngëtari korçar ndryshon “look”-n

Publikohet “2020”, ja çfarë përmban






Arnold Schwarzenegger ka një lajm të ri





Inagurimi i Trump përmes fotove



