KreuKuzhine

Receta nga pylli: krem kërpudhe

Ato janë recetat më të shijshme, por edhe të shëndetshme, ndaj bëni gati shportën për të dalë në pyll dhe mbledhur kërpudhat, pasi Eco Market sugjeron këtë sezon recetat më të mira më bazë kërpudhat.

Krem kërpudhe

Përbërësit:

40 gr gjalpë

700 ml qumësht

25 gr miell Ecomarket

250 gr kërpudha

1 qepë

qepë të njoma

bukë e thekur

vaj ulliri extra i virgjer Ecomarket

kripë dhe piper

Përgatitja: Në një tenxherë shkrini gjapin të cilit i shtoni qepën për t’u skuqur. Shtoni kërpudhat e prera shumë hollë dhe lërini të ziejnë për 10 minuta. Shtoni miellin dhe përzjejeni që të mos formohen kokrra. Hidhni kripë, piper dhe qumësht dhe lëreni të ziejë për 10 minuta, derisa të krijohet një masë kremoze. Vendoseni në një tas dhe zbukurojeni me feta limoni, gjethe qepësh të njoma dhe bukë të thekur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF