Rudina Magjistari ka thyer heshtjen, dhe ka sqaruar lidhur me komentet negative që ka marrë këto ditë. Reagimet e fansave të saj kanë qenë të menjëhershëm pasi moderatorja ftoi në emisionin e saj dy vajza që shisnin produkte seksi online. Këto të fundit jepnin këshilla për të përmirësuar jetën seksuale, dhe për të ndodhur një gjë e tillë, vinin në ndihmë disa produkte seksi që ato i shisnin online.
Fansat e kanë kritikuar Rudinën, pasi sipas tyre emisioni i saj, i cili ndiqet edhe nga adoleshentë nuk duhet të promovojë një gjë të tillë, të paktën në oraret e pasdites.
Rudina ka reaguar në një intervitë për gazetën “Panorama”, duke i cilësuar si të zakonshme komente të tilla, dhe duke bërë një thirrje: “Të mos bëhemi moralistë dhe refuzues, por të pranojmë çdo gjë që i shërben një jete më të mire.”
“Të them të drejtën nuk më bëjnë fare përshtypje komentet negative dhe ka një shpjegim për këtë fakt. Unë kam 7 vite që bëj një program pasditeje çdo ditë dhe nuk kam lënë asnjë temë pa diskutuar, përfshirë këtu edhe temat e seksit, me anë të seksologëve dhe psikologëve të ndryshëm. Është domosdoshmëri trajtimi i këtyre temave, si një pjesë e rëndësishme e jetës dhe e përmirësimit të marrëdhënies në çift. Dua t’ju kujtoj një detaj tjetër: krahas paneleve ku është diskutuar pa fund për jetën seksuale dhe si mund të përmirësohet ajo në emisionin tim, ne kemi bërë kronikë kur janë hapur dyqanet e para “sexy shop” në Shqipëri dhe nuk ka pasur këtë impakt. Unë mendoj se fakti që për këtë temë ishte një vajzë me zë e figurë që fliste, dhe e trajtonte me shumë normalitet, duket sikur e shqetësoi atë pjesë të shoqërinë sonë, e cila siç duket është akoma shumë e kompleksuar, e paçliruar dhe me shumë tabu”, ka thënë Rudina.
E pyetur se si kontaktoi dhe i gjeti këto vajza, ajo tha: “Vajzat i gjeta rastësisht. Edhe ato ishin të interesuara për të dalë në ekran, sepse po përgatisnin dyqanin e tyre virtual. Natyrisht, duke jetuar në Amerikë, jo vetëm vajza tjetër që ishte e huaj, por edhe Armida, një vajzë shqiptare dhe nënë e dy fëmijëve, ishin shumë të lirshme në të folur dhe fare pa tabu, por ama, siç e vutë re edhe vetë, për asnjë moment biseda nuk u bë banale dhe unë nuk kisha nevojë për të parandaluar diçka, sepse paneli kishte kulturën e duhur për të bërë një diskutim dinjitoz, për një temë shumë të domodoshme për çiftet dhe për mbarëvajtjen e tyre, si dhe për lumturinë e të gjithë familjes.”








Fustanet e nusërisë për 2017-ën



Fotot/ Yjet e (zh)veshur

Rehova shpallet Qendër Historike







Plazhet më përrallore në botë
