Është gjithmonë stresuese kur zgjohesh në mëngjes dhe sheh që lëkura e fytyrës është bërë problematike. Tharja e saj, yndyra e tepërt, puçrat, apo pikat e zeza në lëkurë, apo edhe plasaritje të buzëve ka shumë mundësi që të jemi ne përgjegjësit e përkeqësimit të lëkurës së fytyrës. Ja disa prej gabimeve që bëjmë shpesh dhe nuk e dimë që i bëjmë dëm lëkurës.
Dushi i nxehtë. Duke bërë një dush me ujë të nxehtë ti mendon se po pastrohesh mirë, por në të vërtetë po bëni më shumë dëm. Sipas dermatologëve uji i nxehtë heq shtresat mbrojtëse të lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe pa jetë.
Larja e dhëmbëve. Dhëmbët zakonisht lahen dy herë në ditë, e mund të duket e çuditshme por larja e dhëmbëve sipas dermatologëve shpesh bëhet shkak për irritimin e mishrave të dhëmbëve apo prishjen e lëkurës së buzëve duke e plasaritur. Dermatologët këshillojnë që të përdorni një pastë dhëmbësh pa përmbajtje sodium.
Furçat e makeup-it: furçat që përdorni për të aplikuar fondatinën duhet larë shpesh. Nëse ju e përdorni atë pa e larë shpesh kjo do të bëjë që lëkura të irritohet pas çdo aplikimi. Një furçë e tillë përmban shumë baktere, ndaj këshillohet që të lahet një herë në javë.
Të flesh me flokët e lëshuara: flokët janë pjesa më e ekspozuar e trupit tonë, ndaj duke qenë se flokët nuk këshillohet të lahen çdo ditë, ato janë të mbushura me baktere. Gjatë natës këshillohet që flokët të kapen për të evituar përhapjen e baktereve nëpër fytyrë.
Celulari: Duke qenë se celulari shpesh kthehet në fole bakteresh duke folur gjatë në telefon, bëjmë që këto baktere të kalojnë në fytyrë. Nëse nuk i evitoni dot telefonatat e gjata, merrni një pecetë antibakeriale dhe pastroni me të celularin herë pas here.


Fotot/ Yjet e (zh)veshur

Rehova shpallet Qendër Historike







Plazhet më përrallore në botë





Iris Luarasi me “look” të ri




