KreuFashion

Francezja rrëmben kurorën e Miss Universe

Iris Mittenare nga Franca ka triumfuar në Miss Universe. 24-vjeçarja, studente e stomatologjisë është zgjedhur si më e bukura e këtij spektakli midis 12 finalisteve të tjera.

Fituesja është shprehur se, “ky brez nuk është vetëm një brez. Është diçka që duhet të bësh për të ndihmuar njerëzit, për të kuptuar njerëzit”, duke shtuar se do të niste një fushate dentare në të gjithë botën, për kujdesin e gojës.

Në garë për kurorën ishin Miss Haiti, Raquel Pelissier dhe Miss Kolumbia, Andrea Tovar, ndërsa spektakli u zhvillua në Vietnam. Finaliste të Miss Universe ishin vajzat ngaIndonezia, Meksika, Peruja, Panamaja, Filipinet, Kolumbia, Kanadaja, Kenia, Brazili, Tajlanda dhe SHBA.
 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF