KreuFashion

Deklarata e MK/ Gjirokastra dhe Berati shtojnë listën e pasurive kulturore

Gjirokastra dhe Berati qytete të UNESCO-s, shtojnë listën e pasurive kulturore me 694 monumente. Ministria e Kulturës përgënjeshtron lajmin e publikuar lidhur me ndrshimet e listës së monumenteve në Gjirokastër.

“Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, në procesin e përditësimit të listës së pasurive kulturore, si dhe në vijim të rekomandimeve të  UNESCO-s, kanë bërë verifikimin në terren të të gjitha objekteve që ndodhen brenda Qendrës Historike të Gjirokastrës dhe të të gjithë dokumentacionit arkivor.

Nga ky përditësim rezultoi se lista e inventarit fizik të objekteve që ndodhen brenda Qendrës, pjesë e dosjes së Gjirokastrës në UNESCO nuk ishte shoqëruar asnjëherë me vendimmarrje (shpallje) të monumenteve të kategorisë së dytë.

Prandaj, në fund të këtij procesi vlerësimi, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me DRKK Gjirokastër,  hartuan listën e 323 monumenteve të kategorisë II që u shpallën me vendim nr.60  dt. 11.03.2016 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe urdhër të posaçëm të Ministrit të Kulturës”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës.

Gjithashtu, MK thekson se, deri në vitin 2013 Gjirokastra kishte të shpallura në qytet vetëm 71 monumente duke përfshirë edhe Qendrën historike, në 2016 shpallen 323 monumente, pra  në total sot kemi në listë 394 monumente në qytet dhe deri në vitin 2013 Berati kishte të shpallura në qytet 70 monumente, përfshirë edhe Qendrën historike, në 2015 shpallen 371 monumente, pra sot kemi në total 441 monumente të shpallura.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF