Në dhjetor 2006 SPITALI AMERIKAN çeli dyert me premtimin ambicioz dhe përgjegjësinë e madhe: diagnostikim dhe trajtim me standardet më të larta të mjekësisë moderne për pacientët shqiptarë. Sot, Spitali Amerikan numëron plot 10 vite eksperiencë, përkujdesje, një numër të madh pacientësh të kënaqur, një numër të madh ndërhyrjesh të vështira kirurgjikale dhe sigurisht 10 vite punë e palodhur për t’i ardhur në ndihmë çdo pacienti. Në Pallatin e Kongreseve, më fatë 27 janar, u mbajt eventi kulturor i shumëpritur nga të gjithë. Pjesëmarrës në këtë event ishin yjet shqiptarë të muzikës klasike, të cilët dhuruan për të gjithë audiencën, nën tingujt magjikë, momente të paharruara. Ky event, nuk kishte vetëm qëllim argëtimin, por kauza e tij ishte edhe më e madhe: në prag të 10 vjetorit të Spitalit Amerikan, koncerti kishte dhe një qëllim sublim: ardhja në ndihmë e fëmijëve që janë lindur me probleme në sistemin e dëgjimit. Maria Jose Siri, tenorët Josif Gjipali Kastriot Tusha, Mario Karaj, soprano Sindi Mamaqi, këngëtarët Rona Nishliu dhe Dren Abazi sëbashku me pianistin Ekland Hasa, ishin disa nga protagonistët e mbrëmjes, e cila mblodhi shumë të ftuar. Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkonin për realizimin e operacionit për vendosjen e implantit koklear tek fëmijër që kanë lindur me problem në dëgjim. Mbrëmja e organizuar ishte një nga mbrëmjet më emocionuese dhe sensibilizuese për të gjithë publikun. Spitali Amerikan, i pari spitali privat në Shqipëri, njihet për shërbimin dhe plot 700 000 pacientë të cilëve çdo ditë u dëgjohen kërkesat dhe i jepet zgjidhje. Me një staf të kualifikuar, shërbim cilësor, ky spital ka arritur të kryejë ndërhyrje të pa kryera më parë në Shqipëri. Jo vetëm si një strukturë spitalore e suksesshme, por gjithashtu Spitali Amerikan njihet për iniciativat e bamirësisë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë pacientëve nga shtresat në nevojë, e gjithashtu atyre me nevoja të veçanta.
te ngjashme

Brenda shtëpisë së Rihannës












Fustanet e nusërisë për 2017-ën



Fotot/ Yjet e (zh)veshur

Rehova shpallet Qendër Historike


