KreuCelebrity

Pitt dhe Jolie nuk do e shesin kështjellën në Miraval… do e shfrytëzojnë atë!

Business is business. Ndonëse të divorcuar, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë vendosur të qëndrojnë të asociuar dhe të mos ndahen nga banesa e tyre në Miraval, në Francë. Sipas informacioneve të të afërmve të ish-çiftit ata nuk synojnë ta shesin, por në të kundërt, kërkojnë ta shfrytëzojnë edhe më shumë.

Kështiella në Miraval, e blerë nga çifti në vitin 2012 për 60 milionë dollarë, i sjell shumë fitime Brad Pitt dhe Angelina Jolie falë prodhimit të verës. Sasia e parë e verës rozë që doli në vitin 2012 u shit në më pakë se pesë orë.

Që prej atëherë, ata zhvilluan shfrytëzimin e kësaj prone prej 400 hektarësh ku prodhohen 150 000 shishe me emrimet “Côtes de Provence” dhe “Coteaux-varois-en-Provence”. Në Miraval prodhohen, përveç verës rozë, tre lloje verash të kuqe dhe dy të bardha, ku shishja shitet rretj 15. Një sipërmarrje mëse fitimrurëse nëse bëhen llogaritë.

Por një lajm i mirë nuk vjen asnjëherë vetëm, prona ka të mbjellura edhe ullinj. Sipërmarrësit Jolie-Pitt kanë vendosur që të prodhojnë vaji ulliri ekstra të virgjër 100 për qind bio, ku sapo kanë bërë mbledhjen e parë në 12 hektarë me ullinj të pronës. Prodhimi arriti në 10 000 shishe të shitura menjëherë me vlerën e 29 euro, për gjysmë litri. Fatkeq në dashuri, të lumtur në biznes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF