Gabrielle Chanel, është bërë e njohur tashmë për krijimin e veshjeve dhe aksesorëve të cilat mishërojnë gruan që ndjek modën ditë pas dite, me artikuj shumë funksionalë, përveçse interesantë. Në 30 vitet e fundit, Karl Lagerfeld ka vazhduar të rikrijojë produkte që i kanë këto cilësi dhe gjithashtu koleksioni i ri i çantave “Gabrielle” nuk bën përjashtim.
Që nga koleksioni “The boy” i vitit 2011, “Gabrielle” është koleksioni i parë i madh i çantave i prezantuar fillimisht në shfaqjen pranvere-verë 2017. Këto çanta janë dizenjuar për t’u mbajtur në forma të ndryshme.
Çanta e dorës vjen në një version klasik-street dhe është gjithashtu e përdorshme si çantë shpine apo edhe si çantë e madhe tote. Rripi i saj përshtatet për ta përdorur çantën në tre forma të ndryshme: në krah, rreth trupit apo edhe të dyja bashkë, duke e bërë kështu çantën të përdorshme për raste të ndryshme.
Çanta “Gabrielle” përveçse është një dedikim për atë që e ka krijuar këtë shtëpi mode, është gjithashtu një çantë që pretendon të vendosë lirinë e gruas në qendër të vëmendjes.






Çanta e dorës e përjetshme


12 neo medalje antike për pranverën


Këpucët star për këtë pranverë



Si të kombinoni rozën këtë pranverë?

Si të kombinoni paliçetat në ditët e sotme


Çantat e dorës që do të shndrisin pranverën tuaj


Rikthehen modelet e flokëve vitet ’70

