E shtuna në Springfield në TEG nuk ishte vetëm ulje të veshjeve në koleksionin e pranverës së firmës spanjolle, por një ditë aktive, që u manifestua përmes eventit “SPRING IS HERE/ Feel good, Look great” nga Springfield dhe revista BORDO. Gjatë ditës klientët e këtij dyqani, morën kënaqësi duke zgjedhur veshjet plot stil të sezonit, realizuan make up profesional nga artistët e Shkollës New Generation, e mandej pozuan para fotografëve të revistës BORDO, duke marrë me vete më shumë se një kujtim, por ndjesinë e të qenit një modele e vërtetë! Mysafir të këtij eventi ishin edhe dy personazhe të njohur të botës së modës, modelja profesioniste Andoni Dobi si dhe blogerja simpatike, Anxhelina Kotorri, të cilat i dhanë një tjetër frymë eventit. Ndërsa vajzat simpatike të RedBull freskuan dhe ju dhanë energjinë e duhur klientëve të Springfield!
Xhinset e varura të viteve ’90 rikthehen
Çantat e kashtës për Pashkë
Shkëlqimi, tendenca më e fundit për nuset
Modele flokësh për një pamje festive
100 rroba banjot që do të sundojnë verën
Këtë pranverë, fustan njëngjyrësh apo me lule?
Kitten heels rikthehen në modë këtë pranverë
Syzet pasqyrë që duhet të keni këtë sezon
Pupat që duhet të keni këtë pranverë-verë 2017
Hajmali luksoze për të pasur fat gjithë jetën!
