Normat për uljen e dioksidit të karbonit janë bërë gjithnjë e më detyruese sa që asnjë markë nuk i shpëton dot, as Jaguar-i që ka vendosur nën kofano një motor prej katër cilindrash!
Një 4-cilindrash në një coupe Jaguar? Oh my god! Si një veturë vulgare, sportivja F-Type gjendet e detyruar të humbasë disa cilindra për t’u përshtatur me normat gjithnjë e më drakoniane dhe penalizimet fiskale gjithnjë e më të ashpra.
Por kujdes, para se të bërtisni sakrilegj, duhet të përqëndroheni pak më shumë tek mekanika që nuk duket aq e zakonshme sa mendonit. Pasi Jaguar duke vënë në punë mjeshtrinë e tij ka arritur të nxjerrë nga ky 4-cilindrësh prej 2 litrash një fuqi prej 300 kuajsh, pra vetëm 40 kuaj më pakë nga motori i fuqishëm V6 me 3 litra.
Me këtë lëvizje Jaguar ndjek Porche që ka 6-cilindërshin e Boxter dhe Cayman e ka shndërruar në një 4-cilindërsh me turbo.
Ata që vazhdojnë të kenë oreks të madh dhe xhepa të gjerë Jaguar do të vazhdojë të prodhojë modele F-type me motor V6 me 340, 380 dhe 400 kuaj fuqi si dhe dy V8 me 550 dhe 575 kuaj fuqi.
Jaguar F-Type me 4 clindra pozicionohet në fillim të gamës më çmimin më të ulët, vetëm 57 700 euro.

Audi R8 Coupé Audi Sport Edition




Përfundon epoka Berlusconi e Milanit





Njeriu sërish në Hënë pas 45 vitesh


Linja perfekte e xhinseve

Xhiboksat pranveror që ju duhen sot!



Rolex dhe Patek, dyshja fituese!

8 ora për baballarët


Këpucë prej floriri 24 karatë!
