KreuBordo Men

Linja stilistike e ardhshme që do të përshtasë Mercedes

Mercedes-Benz ka zgjeddhur Sallonin e  Shanghait për të prezantuar modelin Concept A Sedan. Kjo veturë ka detyrën që t’i paraprijë aspektit stilistik të gjeneratës së re të veturave të shtëpisë gjermane.

Concept A Sedan, në fakt nuk është trashëgimtarja e aktuales CLA, por përfaqëson një model të një konceptimi të ri që do të zgjerojë familjen e Classe A, për të cilën priten gjithësej tetë variante.

Strategjia e shtëpisë gjermane duket e qartë, ky koncept është një prototip stilistik. Nuk ka të dhëna për aspektin mekanik, duke ia lënë këto argumenta panairëve të tjerë që do të zhvillohen gjatë këtij viti. Por nuk duhet harruar se debutimi i gjeneratës së re të Classe A është shumë pran, pasi modelet e para do të jenë të pranishëm në treg që në vitin 2018.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF