KreuCelebrity

Aurela Hoxha për Roza Latin: Mezi ndan qiranë me të dashurin dhe bën parakolpin me klering

Ajo njihet për tipin e saj të çiltër dhe moskokçarës. E ftuar në emisionin DaSara , Roza Lati dha një deklaratë jo fort të këndshme për Aurela Hoxhën, duke e cilësuar këtë të fundit si fallco si nga jashtë, ashtu edhe nga Brenda. U duk se nuk pati ndonjë reagim nga Aurela Hoxha lidhur me këto  deklarata karshi saj, por deri dje pasdite. Pasi edhe Aurela duket se  e tha fjalën e saj duke ia kthyer në të njëjtën monedhë Latit. Pasi postoi disa foto nga pushimet e fundit në Maldive, me të cilin ajo e ka pranuar se ka qenë në shoqërinë e të dashurit, mes shumë komenteve të fansave të saj, që i shkruanin për fjalët e Rozës, nga faqja e dyqanit të veshjeve të Aurela Hoxhës vjen një koment tejet shpotitës. “Sigurisht sepse disa mezi ndajnë qiranë e shtëpisë me të dashurinë, madje edhe parakolpin e bëjnë me klering”, shkruhet në koment. Nuk e dimë nëse ka qenë vetë Aurela pas këtij komenti, por duke njohur karakterin shpërthyes të moderators Lati me siguri që ‘lufta’ mes vajzave do të vazhdojë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF