KreuCelebrity

Ja cilët do të jenë opinionistët e sotëm në Big Brother

Në poltronin e opinionistëve do të ulet një tjetër çift, natën e sotme në spektaklin e Big Brother. Dhe askush më mirë se ata nuk do të mund të japin këshilla më të mira sa i përket lojës brenda në shtëpi, por edhe marrëdhënieve në çift. Oneda dhe Ogreni janë çifti që janë njohur pikërisht brenda shtëpisë së famshme në edicionin e dytë të Big Brother, dhe që atëherë ata vazhdojnë lidhjen të lumtur, duke u kthyer në çiftin e vetëm që ka krijuar Big Brother, që kanë arritur të mbajnë lidhje kaq të gjatë. Ata madje janë bërë prindër të një djali pak kohë më parë. Çifti Oneda-Ogren do të komentojnë sonte lojën e banorëve në shtëpi, por me siguri ata do të dinë të japin edhe disa këshilla, se si çiftet të funksionojnë më mirë gjatë lojës.