Yjet, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm ndaj paparacëve dhe fansave, dinë se si të zgjedhin modelet e duhura. Që nga Tamara Ecclestone me fizikun femëror si një dardhë tek thatanikja Olivia Palermo: zbuloni më poshtë se si të maskoni defektet tuaja dhe të vlerësoni pikat tuaja më të forta.
Një fizik mjaft i dobët!
Jeni e dobët dhe me gjoks të vogël si Olivia Palermo? Modelet e bikini që do të dukeshin bukur për këtë fizik janë ato me reçipeta me rrip ose më një shirit të vetëm dhe kostumet e banjës brenda linjës origjinale me ngjyra të ndritshme plot fantazi.
Fizik me forma dhe bel të hollë!
Keni dekolte dhe vithe të plota por bel të hollë si Tamara Ecclestone? Kjo është pikërisht një nga tipologjitë të cilën femrat e kanë mjaft zili për ta pasur. Kostumet e duhura për këtë trup janë ato me bel të lartë që mbajnë gjoksin të mbledhur. Format tuaja do të dukeshin më të lakuara me reçipetat në formë trekëndëshi dhe mbathjet me bel të lartë.
Fizik sportisteje!
Keni një fizik të gdhëndur nga stërvitjet dhe palestra? Katie Cassidy nuk e lë sportin as në plazh: kostumet për të janë sportivë, me zinxhir, me rrjetë dhe me detaje nga një bllok ngjyrash së bashku.
Trup i shkurtër, me forma!
Zoe Kravitz , me një gjatësi prej 1,57cm, është në një formë mjaft të mirë me proporcion të rregullt trupor. Cilat janë kostumet që i përshtaten më mirë formave të saj fizike? Bikini në formë trekëndore me ngjyra të gjalla që e flakin tutje siluetën.
Fiziku në formë dardhe!
Demi Lovato ka një fizik klasik mesdhetar: më e dobët në pjesën e sipërme dhe më e mbushur në pjesën poshtë e me vithe të bollshme. Për të rritur figurën e një siluete trupore si e saja, atëherë zgjidhni kostume me ngjyra të errëta dhe me detaje që bien në sy tek pjesa e sipërme.