KreuFashion

Trendet më të fundit të flokëve për sezonin e plazhit

Menduat se i harruam? Nuk keni faj. Folëm gjatë për kostumet e plazhit, kremërat e vajërat e trupit, veshjet e duhura etj. Por, një prej elementëve më të rëndësishëm të paraqitjes janë padyshim flokët. Kur vjen puna tek plazhi, vetëm vajzat e kuptojnë vuajtjen në këtë pikë…Noti, të qendruarit gjatë në shezlong, janë vetëm dy nga faktorët që ndikojnë në mosmbajtjen e një modeli të rregullt e të bukur të tyre. Kjo, nga ana tjetër, nuk shkon aspak për shtat me kujdesin që kemi treguar për përzgjedhjen e bikinit dhe aksesorëve plotësues. Po fotot? Folëm rreth dy ditë më parë për realizimin e fotove ideale buzë detit, e kjo nuk mund të arrihet pa një stilim të bukur të kokës. Mos harroni shallet apo kapjet interesante, që ngjajnë sa minimaliste, aq edhe moderne. Ondet janë sa sensuale, aq dhe fëminore, gjë që do t’i shtojë shumë pikë pamjes tuaj. Ah, dhe në këtë rast, kurrë mos e nënverësoni bishtin e kapur lart, pasi është ndër modelet më verore, sidomos për këtë vit. Në galeri do të mund të inspiroheni nga të famshmet, për modelet sa më ‘in’ të momentit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF