KreuFashion

Trendi që para disa vitesh na çmendi të gjithëve është rikthyer sërish

Është e çuditshme ajo që ndodh me modën dhe riciklimin e saj. Të gjithëve na ka ndodhur të shohim foto të disa viteve më parë, teksa ishim të veshur me trendet e kohës, dhe jo rrallë mund të kemi thënë ‘o Zot, si e kam veshur këtë gjë’, duke harruar se moda riciklohet shumë shpesh dhe nuk është aspak çudi se ajo ‘gjëja’ që na duket aq e shëmtuar, apo e pakuptimtë në foto, mund të thehet sërish në modë, madje më shpejt nga ç’mund ta mendojmë, p.sh vjeshtën e ardhshme dhe ne do vdisnim për t’i patur sërish ato pantallona, apo atë bluzë…Trendi pas të cilit disa vite më parë, pothuajse të gjitha kemi qenë të çmendura është ai belit fare, fare të ulët. Qofshin pantallona, apo funde bel i tyre duhej të ishte aq i ulët, sa shpesh zbrisnin edhe poshtë të brendshmeve. Epo, ju pëlqen ose jo, por ky trend është rikthyer sërish. Java e modës, Haute Couture në Paris e solli sërish këtë trend, ndaj nëse ende i keni ruajtur një palë pantallona, apo një fund me bel të ulët nxirrini nga dollapi sepse u erdhi sërish radha për t’i veshur.