Romantike, por me një prekje të errët…Kështu mund ta përshkruajmë me pak fjalë koleksionin e ri Vjeshtë-Dimër, të stilistit libanez Elie Saab. Inspirimin kësaj here stilisti i njohur e ka marrë nga baleti klasik Giselle. Me materiale si mëndafshi, velvet, shifon, lëkurë, apo dandellë Elie Saab nuk zhgënjeu edhe kësaj here me këtë koleksion. Shfletoni galerinë dhe shijoni koleksionin Vjeshtë-Dimër, 2017-2018 të stilsitit të veshjeve të mbrëmjeve gala…
