KreuFashion

Little black dress, fustani i zi që nuk duhet t’i mungojë asnjë vajze!

Nuk është vetëm një fustan i zi, apo një fustan për koktejl. Është shumë më tepër se kaq. Ky është fustani shik dhe perfekt për t’u dukur bukur në shumë raste të tjera. Është femëror,  elegant pa shumë mundim dhe ju tregon mjaft të rafinuara.

Është fantastik, sidomos për momentin kur të gjitha themi ‘Nuk kam asgjë se çfarë të vesh!’. Ky black dress u bë i pavdekshëm në momentin kur u shfaq në filmin ‘Breakfast at Tiffany’s’ me ikonën e stilit  Audrey Hepburn. Modeli që vesh aktorja ishte një krijim i Givenchy.

Pra, me pak fjalë ky fustan nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj! Është një aleat mjaft i vlefshëm për vajzat dhe ne ju sjellim në galeri dhjetë modele të tilla për të krijuar një ide sa më të qartë! Jemi në stinën më të bukur, ndaj mos e lini t’ju ikë nga duart!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF