Një nga arsyet pse shumë vajza stepen të bëjnë prerje më shkurt seç duhet, është padyshim frika nga të paturit të njejtin model çdo ditë, për një kohë jo fort të shkurtër. Edhe pse pas disa muajsh, flokët kanë tendencën të rriten më shpejtë nga se e mëndojmë, ditët që do të na duhet të përballojmë stilin e zgjedhur nuk janë të pakta. Nga ana tjetër, flokët kanë nevojë për rigjenerim, ashtu sikurse pamja e jashtme duhet të rifreskohet pas një periudhe të caktuar. Duke qenë se çdo gjë e ka një zgjidhje, nuk keni pse privoheni nga dëshira për të patur flokë të shkurtër. Ekzistojnë me dhjetëra modele, që jo vetëm do të jenë zgjidhja gjatë një eventi, por do të bëjë të dukeni shumë shik dhe ‘fashion’ kudo që të ndodheni. Gjysmë të kapura, gërshet, zbukuruara me karficë në anë…Këto e shumë ide stilimesh të tjera, do t’i gjeni në imazhet në galeri. Tashmë, mund të shkoni më e qetë tek estetistja, për aq kohë sa keni të tilla referime. Mjafton të zgjidhni të preferuarin tuaj…
