Mund të duket pak për të gjithë ata që mendojnë se është e lehtë të arrihet pesha ideale, por ja ku po ju themi se dy kilogramë, në fakt, është shumë masë për t’u humbur në vetëm 7 ditë. Ndoshta nuk jeni ndjekës i rregullt i dietave, duke qenë se nuk keni mundësinë apo vullnetin për t’i ndjekur. Mund t’ju duket e lodhshme që çdo vit të vuani për format trupore, sidomos kur ekspozimi i tij me bikini bëhet i domosdoshëm. Kështu, sa dëshironi të bëni diçka të vlefshme për këtë, aq dhe e quani disi të pamundur që shifrat e peshores të ndryshojnë në shumë pak kohë. Jo gjithmonë nevojitet dietë e fortë, pasi mund të keni nevojë për fare pak, që të arrini peshën ideale. Pak dhjamosje në zonën e kofshëve apo barkut, nuk është aq problem sa duket. Madje, mund të eleminohet fare lehtë, mjafton të ndiqni një apo disa nga mënyrat e mëposhtme, e do të shikoni rezultatet për vetëm një javë:
Konsumoni sa më shumë ujë të mundeni, gjatë gjithë ditës.
Ndaloni së ngrëni bukën e bardhë dhe makaronat.
Bëni ushtrime fizike rreth 30 minuta në ditë.
Konsumoni kafe një orë përpara se të filloni stërvitjen.
Mos e anashkaloni seksin e përnatshëm.
Bëni 36 pompa çdo ditë.
Mundohuni të flini 30 minuta më shumë se e zakonshmja.
Sakrifikoni mosngrënien e një produkti të preferuar ushqimor, sidomos kur ky i fundit lidhet me sheqernat.
Konsumoni salmon për drekë.
Qendroni sa më drejtë të mundeni, duke tendosur kështu pjesën e kurrizit dhe barkut.





Një mbrëmje romantike në… plazh!








Bella Hadid provokon sërish!






