KreuFashion

13 stile syzesh, pas së cilave u çmendën VIP-at

Nuk po flasim për syze dielli të zakonshme. Këtë verë duam të çliroheni nga e zakonshmja, duke marrë iniciativa për të provuar diçka ndryshe. Modelet më të reja për këtë vit nuk kanë ndonjë ngjashmëri me njëra-tjetrën, përkundrazi. Krejt të ndryshme, si në formë, ashtu edhe në dizenjo, disa prej stileve të paraqitura në galeri çmendën VIP-at, të cilët (si rrallëherë), nuk e patën problem të paraqiteshin dy ose më shumë herë me të njejtin model. Bella Hadid është apasionuar pas syzeve të vogla të zeza, Roberi&Fraud. Kendall Jenner dukej shumë e guximshme me modelin Pawaka të kuqe. Për të gjithë ata, të cilët nuk e preferojnë një madhësi të tillë, Moy Atelier, Sener Besim etj, kanë menduar t’ju dhurojnë mundësinë për të provuar një lloj krejt të kundërt nga ai i preferuari i modeleve, që do të bëjë të dukeni shumë ‘fashion’ gjatë gjithë periudhës së verës. Klikoni në galeri për të parë 13 stile syzesh, që do të bëjnë të çmendeni këtë verë.