Janë ndër aksesorët më të nevojshëm gjatë verës, edhe pse të apasionuarit pas tyre nuk pyesin shumë për sezonet. Syzet e diellit janë një ndër elementët më të rëndësishëm të paraqitjes, e stilet e tyre variojnë duke filluar nga ngjyrat, dizenjot, stilet e format. Të gjitha këto karakteristika, lidhen drejtpërdrejtë me karakteristikat tona së jashtmi, e këtë herë ne do t’ju sugjerojmë modelet e duhura, në varësi të formës tuaj të fytyrës. Është tejet e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje një detaji të tillë, për aq kohë sa një aksesot i këtij lloji, nuk mundet të anashkalohet pa u vënë re. Nëse zgjidhni syze ovale për një fytyrë të po së njejtës formë, jo vetëm që do të dukeni keq, por do të ngjani sikur keni shtuar ca kile më tepër. Për një fytyrë katrore, syzet me madhësi të vogël do të ngjanin sa qesharake, aq edhe të papërshtatshme për tiparet tuaja. Kështu, ne ju prezantojmë me modelet më të përahtatshme për ju, të sigurt që gjithsecili do të gjejë veten në imazhet e paraqitura.
