KreuFashion

Aloe Vera, aleati i bukurisë suaj!

Bima  Aloe Vera përmban  një xhel i cili nxirret prej gjetheve të saj dhe kryen funksione mjaft të dobishme për bukurinë tonë. Kjo bimë përdoret gjerësisht në fushën kozmetike, mund ta gjeni me lehtësi në treg, madje ta kultivoni edhe në kopshtin tuaj.

Zbulojmë së bashku disa nga benefitet e saj! Këto sekrete të vogla do ju bëjnë edhe më të bukur!

Për djegien nga dielli

Xheli i Aloe Vera mund të aplikohet në zonën e djegur nga dielli për të zbutur dhe hidratuar zonën e irrituar. Përveçse ka efekt pozitiv në lëkurë, vepron edhe në mënyrë të menjëhershme. Për t’ju ardhur në ndihmë, vendoseni këtë bimë në frigorifer dhe përgatisni me të fasha të ftohta për zonën e irrituar.

Pas depilimit

Është një mënyrë shumë e mirë që të zbusni zonat e irrituara e të skuqura të lëkurës pas depilimit, sidomos për lëkurat e ndjeshme. Kjo metodë është e përshtatshme edhe për meshkujt të cilët rruajnë mjekrën çdo ditë të javës.

Për flokë me zbokth ose lëkurë koke tepër të thatë

Xheli i Aloe Vera është një kurë më vete! Thjesht masazhojeni me të lëkurën e kokës dhe mbajeni 30 minuta. Do të keni një skalp më të hidratuar si dhe do i thoni zbokthit lamtumirë!

Për rrathët e syve

Sapo të aplikoni xhelin Aloe Vera në zonën problematike përreth syve do të ndjeni efektin hidratues edhe në pjesën më rrudhat e vogla. Lëkura juaj do të jetë më e butë dhe më e shkëlqyeshme.

Si xhel flokësh

Po! Aloe Vera mund të përdoret edhe si një xhel i mirëfilltë flokësh. Jo vetëm si një produkt stilimi, por do i shërbejë flokut tuaj si një ushqyes dhe hidratues.

Sekreti i fundit? Është perfekt edhe ndaj pickimeve të insekteve të stinës. Aplikojeni mbi pickim dhe do t’ju qetësojë menjëherë e do të zhdukë shenjat e skuqjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF