KreuFashion

Për këto çanta ia vlen çdo investim!

Janë ndër më të preferuarat e femrave, ashtu sikurse takat, e kombinimi i të dyjave është thjesht spektakël! Por, më tepër se zgjedhje, çanta është një zgjidhje, mjaft e domosdoshme madje, pa të cilën vështirë se mund të kalohet dita. Funksioni që ka, nuk është vetëm ai zbukurues, siç mund të mendojmë për takat. Ato çfarë na nevojiten më së shumti gjatë 24 orëve, nuk mungojnë kurrë në çantën tonë. Më pak fjalë, është thjesht shpëtim, kur vjen puna tek të mbajturit të gjërave me vete. Për aq kohë sa klasifikohet si pjesë e modës, stilet, dizenjot e firmat janë ato që kanë shumë rëndësi. Këtu fillon ndarja dhe bashkimi i funksionit primar e atij sekondar. Çanta është një faktor plotësues mjaft i rëndësishëm i paraqitjes tonë, e shumë femra të cilat i janë dedikuar modës e stilit, i përfshijnë tek blerjet më të rëndësishme. E në fakt, nuk gabojnë. Një çantë cilësore, e dizenjuar bukur, që ndër të tjera shpalos kreativitet në stil, jo vetëm që i shton pikë veshjes suaj, por do të bëjë të dukeni shumë klas e plot shije në kombinim. Për të gjithë të apasionuarat pas çantave, në galeri ju prezantojmë me ato modele, për të cilat ia vlen çdo qindarkë e investuar. Cilën prej tyre preferoni më shumë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF