KreuFashion

Tendencë, grimi vintage si në vitet ‘50-të!

Vitet ‘50-të mbahen mend si vitet më të dashura e të kërkuara në botë për sa i përket stilit dhe elegancës. A doni të frymëzoheni edhe ju edhe nga ky stil, për rutinën tuaj të bukurisë?

Penel dhe rimel

Portretet në këtë periudhë na shfaqen të kuruara me kujdes, grimi thekson pjesën e syve me nje penel dhe zi dhe shumë rimel(nëse jeni tip që guxoni mund të shtoni edhe qerpikë fals). Një vëmendje e veçantë u është kushtuar edhe vetullave, gjithmonë të mbushura për t’u dukur sa më të plota.

Buzëkuqi i kuq

Dora e fundit për të plotësuar look-un tuaj vintage? Një buzëkuq me ngjyrë të kuqe është i pashmangshëm. Mund të zgjidhni atë që ju preferoni, një të kuq klasik, një me shkëlqim ose edhe mat për të qenë sa më delikate.

Me këto produkte kozmetike, si dhe me fotot e ikonave të stilit vintage në galeri, por edhe yjet e ditëve të sotme, ju ftojmë ta aplikoni edhe ju këtë mënyrë grimi. Fundja ç’kanë vajzat e pasarelave më shumë se ju?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF