Me ardhjen e verës, udhëtimet jashtë vendit bëhen më të shpeshta, e si të tilla marrin kohën e mjaftueshme nga pushimet, duke na bërë të mos i anashkalojmë lehtë. Të gjithëve na ka rastisur të bëjmë ndalesa gjatë fluturimeve, e pritja sa në një aeroport, në tjetrin, shpesh kthehet në monotoni e lodhje. Kjo ndjehet më tepër kur nuk je i shoqëruar nga dikush, e si pasojë asnjë aktivitet nuk të shkon ndërmend, në mënyrë që të mos ndjehen minutat që kalojnë. Epo, ka ardhur koha të merrni në konsideratë dyqanet brenda ambjenteve të aeroportit, pasi dhuratat për të dashurat tuaja (në rastin e meshkujve) apo produktet më të nevojshme për veten (në rastin e femrave), mund t’i gjeni pikërisht aty. Parfumet, kremërat për trupin, buzëkuqë të markave të njohura, si psh. Dior, janë vetëm disa nga artikujt e këtyre dyqaneve. Kështu, jo vetëm që orët do t’ju duken si sekonda, por do të gjeni dhe një zgjidhje mbi blerjet e zgjuara të rradhës! Në galeri ju paraqesim 9 sugjerime, për t’u marrë në konsideratë në ndalesat e ardhshme.



















