Kjo ishte java në të cilën një pjesë e konsiderueshme e yjeve botërorë zgjodhën të paraqiteshin në evente të ndryshme me një look mjaft të freskët me një prekje verore. Personazhet e famshëm kanë zgjedhur veshjet aq të pëlqyera të momentit me lule dhe printe floreale.
Ajo që ra në sy ishte pikërisht këngëtarja Celine Dion, e cila humbi bashkëshortin pak kohë më parë. Këngëtarja e baladave legjendare kishte guxuar me një kostum me lule me ngjyra rozë e të kuqe mjaft të ndezura e të gëzueshme.
Në galeri ju paraqesim edhe personazhe të tjerë të showbizit që kanë preferuar printet floreale për javën që lamë pas!