KreuFashion

Një këmishë, pesë stile! Vetëm në pak minuta…

Kreativiteti nuk iu përket vetëm stilistëve, por edhe klientëve, të cilët zgjedhin se si ta veshin një model apo një tjetër. Ndonjëherë, e marrim për të mirëqenë një stil të caktuar, ashtu sikurse ndodh të bëhemi krijues e të përfitojmë disa veshje, nga një e vetme. Mund t’ju duket e çuditshme tani që po e lexoni, por na besoni, është mëse e vërtetë! Ne ju prezantojmë me pesë stile, të prodhuara nga një këmishë e bardhë, të cilën shumë prej nesh mund ta disponojmë në garderobë. Ndoshta, keni menduar ta vishni vetëm për punë apo e keni përdorur një herë, e më pas keni harruar që ekziston. Eh, ju duhet të bëni një kërkim e ta gjeni, sepse do t’ju shërbejë më shumë nga ç’e kishit imagjinuar! Mund ta përdorni si kanatjere vere, ashtu sikurse mund ta shndërroni në një fund interesant, i cili do të bënte të dukeshit shumë ‘in’. E habitshme, por e vërtetë. Në galeri ju paraqesim me 5 ide stilimi, që do të jenë shpëtimi juaj gjatë pranverës së ardhshme dhe sezonit aktual!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF