KreuFashion

Vetulla gjithmonë perfekte? Ja se si

Theksojnë sytë dhe janë korniza e portretit tuaj, vetullat gjithmonë e më shumë i japin harmoni fytyrës dhe nxjerrin në pah pikat tuaja më të forta. Por si të ruani formën e tyre sapo gjeni të duhurën, në bazë të formës së fytyrës suaj? Ndiqni këto katër hapa të thjeshtë që të keni gjithmonë vetulla të përsosura.

1.Përgatituni

Është e këshillueshme që rregulloni vetullën tuaj pas një banje ose dushi të ngrohtë, në mënyrë që t’i jepni mundësi poreve të hapen e të zgjerohen mirë për ta bërë më të lehtë heqjen e vetullave. Mos aplikoni krem në fytyrë që pinceta të mos shkasë. Nëse keni një lëkurë të ndjeshme e cila mund të skuqet, atëherë është mirë që këtë proces ta bëni në mbrëmje, t’i jepni kohë lëkurës suaj të jetë në gjendje normale për të nesërmen.

Duhet t’i krihni vetullat përpejtë me një krëhër ose edhe një furçë dhëmbësh mund ta kryejë këtë funksion. Kjo vlen për të parë se ndonjë qime mund të mos jetë në formën e harkut të duhur në pjesën e sipërme dhe të bazës. Nëse ju dalin të gjata lart, mund t’i prini paraprakisht vetullat me gërshërë. Për të qenë sa më të saktë, mund edhe t’i skiconi vetullat me laps.

Mund të përdorni një pincetë ose edhe depilimin me dyllë ose çerë. Nëse zgjidhni të përdorni pincetën atëherë këshillohet të hiqni qimet në drejtim të rritjes, një e nga e një e jo me tufa për të shmangur hollimin e tepërt. Punoni njëkohësisht në të dyja vetullat, për të pasur një rezultat sa më simetrik që të jetë e mundur. Ndërsa depilimi me dyllë duhet të kryhet sipas linjës së vetullave, gjithmonë në drejtim të rritjes së tyre në qendër dhe në pjesën e ulët të harkut, e jo në krye.

Në këtë fazë rregullojini vetullat me një furçë të lagur ose një xhel apo spraj fiksues nëse keni. Për të pasur vetulla sa më të plota thjesht kalojini furçën nga poshtë lart, për të ndjekur sa më mirë drejtimin e rritjes.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF