KreuFashion

Selfie perfekte? Ndiqni këshillat dhe sekretet e yjeve

Sigurisht që është e mundur të bëni një selfie në mënyrë perfekte. Smartfonët dhe vetëshkrepjet i kanë magjepsur që të gjithë që nga yjet, politikanët, madje edhe kafshët. Që të arrini të bëni një selfie cilësore nuk është edhe kaq e lehtë, duhet pak durim që të arrini rezultatin e dëshiruar. Ne kemi mbledhur këshillat e yjeve të cilat janë me të vërtetë mjeshtre për këtë punë. Ndiqini hap pas hapi udhëzimet e tyre dhe nuk do të keni fare nevojë për filtrat.

Zgjidhni këndin më të mirë të profilit tuaj

Që fotoja juaj të mos kalojë pa u vënë re duhet që së pari të gjeni këndin më të mirë të portretit tuaj i cili nxjerr në pah anën më të mirë të fytyrës dhe fsheh defektet e vogla që mund të keni. Për shembull Kim e ka pranuar se ka një pozë standarde për fytyrën e vet: mban mjekrën poshtë dhe smartfonin pak më lart mbi nivelin e syrit. Në këtë pozicion sytë do të duken më të mëdhenj dhe do të shmangni rrathët poshtë tyre. Provojeni!

Përdorni kamerën në anën e pasme

Të gjithë smartfonët kanë dy kamera, një mbi ekran dhe tjetrën nga pas. Vërtetë që ju duket më komode të përdorni kamerën përpara sepse ju lejon të shihni veten teksa fotografoheni, por kjo nuk është gjithmonë një zgjedhje e zgjuar. Kamera e anës së pasme ka zakonisht një rezolucion më të mirë.

Tregoni kujdes me sfondin

Kur të vendosni të bëni një selfie duhet me patjetër të bëni kujdes me sfondin pas jush, në çdo detaj pasi shpesh ndodh të nënvleftësoni sfondin dhe ambientin përreth. Një selfie me shpatullat nga deti është sigurisht më e bukur se një tjetër e realizuar në tualet.

Gjeni ambientin më të ndriçuar

Aktorja Julia Roberts është shprehur se sekreti i bukurisë së saj është se ka mik teknikun e ndriçimit. E thënë me shaka por është e vërtetë, si në diell ashtu edhe nën dritën e një abazhuri ndriçimi është thelbësor për të pasur një selfie të arrirë. Sipas Kim Kardashian ndriçimi është faktastik për të fshehur defektet dhe për të theksuar pikat më të forta në portret.

Selfie në pasqyrë-Mirrorselfie

Edhe fotot në pasqyrë kanë një përdorim të gjerë, pasi kjo mënyrë lejon që të kapësh në kuadër gjithë imazhin. Avantazhi është se mund të gjesh lehtë pozën më të mirë, këndin e preferuar dhe mund të luash me dritat.

Bukuria e subjektit

Fenomeni universal i selfie i ka mahnitur të gjithë tashmë, prandaj duhe të dini se si të dalloheni në stilin tuaj. Mësoni të fiksoni momentin e duhur, si Beyonce me të voglën e saj Ivy në këtë rast.

Fytyrat qesharake

Jo gjithmonë duhet të ruani seriozitetin në selfie. Edhe yjet, përveç bukurisë së tyre shfaqin shpesh edhe të luajturit me anën e tyre humoristike.

Kujdes me filtrat

Është e këshillueshme që të modifikoni fotot përpara se t’i publikoni, të zgjidhni filtrate më të përshtatshëm të cilët paraqesin dritën dhe ngjyrat sa më mirë në portretin tuaj. Ama, mos ekzagjeroni! Sidomos duke u dukur më të dobëta në mënyrë artificiale.

Kontrolloni rezultatin final

Kontrolloni edhe njëherë rezultatin final përpara postimit, nëse drita, ngjyrat dhe sfondi janë në rregull. Kim është shprehur se edhe pse bën më qindra selfie, gjithmonë përpara se t’i ndajë me fansat i bën edhe një kontroll final atyre.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF