Nëse shpesh jeni gjendur ulur në tavolinën e punës, duke pyetur veten “Ҫ’po bëj unë në këtë vend?”, atëherë kemi një lajm të keq për ju: jeni në ambjentin e gabuar! Por, mund të mos e keni menduar, se për këtë duhet të fajësoni shenjën tuaj të horoskopit. Si në ҫdo fushë tjetër të jetës, astrologjia ndikon drejtpërdrejt edhe në karrierën e ҫdonjërit prej nesh. Aftësia për një profesion të caktuar, mënyra se si silleni në punë apo natyra që iu karakterizon si punonjës, janë të varura nga shenja juaj e zodiakut. Më poshtë, ju njohim me fushat ku mund të jepni më të mirën e të bëni një karrierë të shkëlqyer, duke u bazuar në datën e lindjes suaj.
DASHI
Lider të lindur, me premisa për t’u bërë shefa apo krerë kompanish. Karriera ideale për ju, do të ishte ҫdo gjë që lidhet me kompeticionin apo aktivitetin fizik, të tipit: trajner personal, atlet apo punonjës i organizatave sportive. Gjithashtu, posti i drejtorit apo menaxherit, do t’ju shkonte shumë për shtat!
DEMI
Ju jeni tip praktik dhe fleksibël. Me një dedikim të veҫantë ndaj punës, të lindurit në këtë shenjë janë më të prirur të punojnë në fushën e industrisë ushqimore, por duke qenë se jeni shumë të aftë në lidhje me financën, banka do të ishte një vend pune ideal për ju.
BINJAKËT
Ju karakterizon shkathtësia dhe mund të gjeni zgjidhje për ҫdo situatë. Aftësia komunikative është pika juaj më e fortë, e si të tillë do ishit mësues të shkëlqyer. Pozicioni i PR apo menaxhimi i një fushate publicitare, do të ishin pozicione pune ideale për ju.
LUANI
Dashuroni ekspozimin dhe vëmendjen, por jo në kuptimin egoistin të fjalës; thjesht dëshironi të inspironi të tjerët për të bërë më të mirën. Mësimdhënia dhe politika janë ju përshtaten më së miri, por mundeni fare mirë të merrni në konsideratë edhe aktirmin, muzikën, punën nëpër filma apo stilimin. Interesante, apo jo?
VIRGJËRESHA
Sa perfeksionistë, aq edhe në shërbim ndaj të tjerëve. Keni memorie të shkëlqyer dhe si të tillë, mund ta përballoni në mënyrë perfekte një volum të madh informacioni. Do të shkëlqenit në fushën e shëndetësisë dhe kujdesit (si terapist, përshembull), ashtu sikurse profesioni i teknicienit, redaktorit e përkthyesit, do t’ju shkontë shumë për shtat.
GAFORRJA
Jeni shenja më tradicionale ndër gjithë të tjerat, e si pasojë e kësaj e keni të lehtë të pranoni përgjegjësitë. Përfshiheni, padyshim, tek ata që kujdesen shumë për të tjerët, kështu që ҫdo punë që lidhet me dhënien e këshillave apo zgjidhjen e problemeve, është perfekte për ju. Karriera ideale? Punonjës social, gjykatës, mësues, punonjës i burimeve njerëzore. Uau, sa human!
PESHORJA
Karakteri juaj social ju sjell më pranë njerëzve, duke iu bërë t’i lexoni ata më mirë e të gjeni një balancë në mënyrën e të sjellurit. Jeni të lindur për të punuar në fushën e drejtësisë, qoftë si gjykatës, ashtu edhe si avokat. Megjithatë, profesioni i diplomatit apo agjentit të udhëtimeve, do t’ju përshtatej më së miri.
AKREPI
Askush nuk mund të ruajë një sekret më mirë se ju, e këtë duhet ta përdorni si avantazh në punën tuaj. Mund të habiteni, por duke marrë parasysh këto karakteristika tipike, perfekte do të ishte profesioni i sekretit agjent. Ndoshta mund t’ju duket pak absurde dhe e pa arritshme, por zodiaku nuk iu lë në baltë, pasi mund të shkëlqeni edhe në fushën e kriminalistikës financiare apo logjistikës. Epo, profesione më inteligjente se kaq, nuk mund të gjenden, apo jo?
SHIGJETARI
Ju inspironi të tjerët në lidhje me moralin, duke bërë të mundur të vini në funksion një grup të tërë pune. Adhuroni udhëtimet dhe nuk iu pritet të mësoni pak, nga të gjitha kulturat. Siҫ mund ta kuptoni, industria e turizmit do të ishte perfekte, po aq sa drejtimi i një organizate jo fitimprurëse për të rinjtë. Inspirues të paparë, me pak fjalë!
BRICJAPI
Natyra juaj serioze, pragmatike dhe organizative nuk mungon në asnjë orë të ditës. Por, kjo nuk do të thotë që jeni të mërzitshëm; përkundrazi! Thjesht e dini që me shumë punë, ambicie dhe këmbngulje ia dilet mbanë më së miri. Menaxhimi, administrimi, inxhinieria, arkitektura dhe dizanjimi do të ishim profesionet perfekte për ju.
UJORI
Gëzoni vetinë e lirisë, e këtë nuk mund t’ha u mohojë askush. Por, kjo nuk lidhet aspak me përqendrimin që tregoni në punë, pasi aty nuk toleroni dhe kërkoni seriozitet jo vetëm nga vetja, por edhe nga të tjerët. Ideale për ju, do të ishte fusha e artit, sidommos fotografia, por nuk është ҫudi të keni prirje edhe në shkenca apo teknologji.
PESHQIT
Fleksibiliteti është pika juaj më e fortë, edhe pse kur vjen puna të provoni aftësitë tuaja, puna ngec diku. Megjithatë, profesioni i mjekut, infermierit, terapistit, psikologut etj, do t’ju përshtasinin më së miri.