Përpos diamantëve, mund ta themi me siguri që këpucët janë miket më të ngushta të femrave. Duke qenë se, me ndërrimin e sezoneve, detyrohemi që të ndryshojmë edhe modelin e këpucëve, krijohet konfuzion mbi zgjedhjet që duhet të bëjmë. Ndodh që të koleksionojmë 10 palë kambale të zeza, apo sandale vetëm me taka të holla, e si rezultat i kësaj, shpesh përfundojmë duke u ankuar se nuk kemi çfarë veshim. Epo, këto janë thjesht gabimet që bëjmë në zgjedhje. Një femër plot stil, i siguron disa lloje këpucësh garderobës së saj, duke filluar nga të sheshtat, e deri tek takat e larta, e shpesh herë të mundishme. Në galeri do të gjeni 11 sugjerime, për modelet që duhet t’i vini në listën e blerjeve të ardhshme.



















