KreuFashion

Aleati numër një i mirëqenies suaj mendore dhe fizike

I ëmbël, plot lëng, me vlera ushqyese që i sjellin benefite trupit dhe mendjes. Është një frut ekzotik i vlerësuar gjerësisht. Megjithatë, jo të gjithë ia njohin përfitimet që mund të sjellë konsumi i rregullt  i këtij fruti për organizmin. Bëhet fjalë për ananasin e shijshëm!

Së pari duhet të dimë se përfaqëson një burim të pasur me enzima të cilat veprojnë si anti-inflamatorë dhe përshpejtojnë shërimin e plagëve në trup. Ka një përdorim të gjerë edhe pas operacioneve të ndryshme. Ananasi është i pasur me vitaminën B6, thelbësore për funksionimin e duhur të sistemin nervor dhe imunitar si dhe për ekulibrimin e metabolizmit të yndyrnave dhe proteinave.

Është i pasur me mangan, një mineral i cili ndihmon tretjen, përmirëson metabolizmin e yndyrnave dhe sheqernave dhe mbështet rritjen e kockave dhe kërceve. Por, mbi të gjitha, ananasi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Ruan dhe mbron lëkurën, është një nxitës i prodhimit të kolagjenit, lufton rrudhat, ofron elasticitet dhe freski. Në fakt, në një copë të vetme ndodhet rreth 132% e nevojave tona ditore!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF