KreuFashion

Vetullat më të bukura të të gjitha kohërave

Rëndësia e vetullave po merr kuptim akoma dhe më shumë në ditët e sotme, kur shohim një pjesë të mirë të femrave, t’i drejtohen qendrave estetike, për rregullimin e tyre, nëpërmjet metodave të ndryshme. Për disa mund të duket e parëndësishme, por për aq kohë sa, e para gjë që shihet tek dikush janë sytë, rrjedhimisht, kujdesi i treguar për vetullën, bëhet i domosdoshëm. Edhe pse trendet kanë ndryshuar me kalimin e viteve, forma e tyre klasike mbetet ajo e plota, me një harkim (me kënd ose jo), në fund. Duke filluar nga Elisabeth Taylor dhe Audrey Hepburn, e duke ardhur deri në ditët e sotme, me Margot Robbie apo Cara Delevingne, modeli i vetullave nuk ndryshon shumë nga njëra tek tjetra, duke i bërë vajzat të cilësohen, si femrat më joshëse e seksi të të gjitha kohërave. Klikoni në galeri për të zbuluar më tepër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF