Ajo nuk është e njohur, as nuk është tipi i adoleshentes që ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe që kërkon vëmendjen e gjithkujt. Por ja që ne na tërhoqi vëmendje për stilin e saj të veshjes dhe duke ‘notuar’ në profilin e saj në instagram natyrshëm menduam se qytetit i qenka shtuar edhe një fashionista tjetër. Livia Ahmetaj, adoleshentja diskrete ashtu si edhe stili i saj i veshjes, me shumë gjasa shumë shpejt do të kthehet në një ‘inffluencer’ mode. Vajza e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj në fotot e postuara në llogarinë e saj në Instagram, qartazi kuptohet që ka një pasion të madh për veshjet dhe fotografinë. Herë sportive, herë retro, e herë shik si një zonjushë plot sharm, por duke mos dalë asnjëherë nga kornizat e moshës së saj, Livia duket se ka krijuar identitetin dallues në veshje, ndryshe nga pjesa më e madhe e bashkëmoshatareve të saj ,që në këtë periudhë duan të ngjajnë si ‘dikush’. Nuk e dimë se çfarë profesioni do të ndjekë Livia në të ardhmen e saj, nëse do të ecë në hapat e të atit (për hir të së vërtetës, një politikane fashionista është gjithmonë interesante), apo do të zgjedhë një profesion krejt tjetër, por për momentin ne na pëlqen ta cilësojmë si fashionisten e re të Kryeqytetit!



Sandalet që ju duhen këtë verë!















9 veshje zyre për verën e nxehtë

