KreuFashion

Rekord nxhetësie në maj… 53,5 gradë Celsius!

Në qytetin Turbat, në provincën Baluçistan të Pakistanit, u regjistrua dje temperatura më e lartë në historinë e vendit.

Zyrtarët e Entit Meteorologjik të Pakistanit regjistruan dje temperaturën 53,5 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë ishte regjistruar më 30 maj të vitit 2009, kur kishte arritur deri në 52 gradë Celsius.

Zyrtarët kanë theksuar se Pakistani ndodhet nën ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe se vitet e fundit temperaturat ekstreme kanë rritur ndikimin në gjithë vendin.

Temperaturat e larta në provincat Panxhab, Sind dhe Baluçistan ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës së përditshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF