KreuFashion

Ju pëlqen stili futurist? Hidhini një sy syzeve të Jonidës

Çdokush, dashur pa dashur, kërkon të shprehi pak nga vetja, në një mënyrë apo në një tjetër. Një formë e këtij lloj ekspresioni është pikërisht veshja dhe konceptimi i secilit për kujdesin e pamjes së jashtme. Të vishesh me stil është art më vete, e për këtë pikët maksimale i merr aftësia kreative e personit, lidhur me kombinimet mes rrobave, këpucëve e aksesorëve të tjerë. Shpesh, kjo kthehet në një mani, prej të cilës nuk shpëton dot. Për këtë arsye, gjithmonë kërkohet unikja, duke u munduar, pse jo, të jesh një hap para, çdo herë. Kërkimi për më të veçantën shtyn në zgjedhje, të cilat i takojnë më tepër një bote futuriste (mos u trëmbni, po flasim ende për modën). Një nga ato të famshme, të cilat nuk do t’i ndahen kurrë listës së personazheve më ‘in’ shqiptarë, është padyshim Jonida Maliqi. Ndoshta nuk keni arritur ta ndiqni me vëmendje së fundmi, por ato çka na bëjnë më përshtypje, janë syzet e saj të diellit. Të mëdha, me forma të ndryshme e ngjyra të larmimshme, ato kombinohen gjithmonë si me veshjen, ashtu dhe me grimin e këngëtares. Në galeri ju prezantojmë 6 prej modeleve, të cilat nuk duhet t’i humbisni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF