Me funde, pantallona të gjata ose të shkurtra: këmishtat xhins mund t’i kombinoni me veshje nga më të ndryshmet. Mjafton nje veshje me printe lulesh për t’u dukur mjaft femërore ose një palë xhinse për një look denim kokë e këmbë. Pra, keni një larmi zgjedhjesh për këtë verë. Ju këshillojmë këto 10 kombinime origjinale, për të pasur një ide sa më të qartë mbi stilin e look-ut tuaj për këtë verë.
