Vera me temperaturat e larta po vjen dhe do t’ju duhet të vrisni mendjen se si të visheni për në zyrë duke ruajtur kodin e veshjes dhe gjithashtu të ndiheni të freskëta. Është e mundur që të dukeni bukur dhe me stil edhe në këtë stinë të nxehtë. Ja nëntë veshje të lehta për ju, të cilat do ju mundësojnë një pamje të freskët për çdo ditë të javës. Ndaj konsiderojini të mbyllura problemet për të veshurit në ambientet e punës për këtë verë!
Shtoni një strukturë: Do të ndiheni tejet të freskëta me copat karakteristike për në zyrë, si për shembull një xhaketë sportive pa mëngë e shoqëruar me një fund me material të rrëshkitshëm.
Aksesorët minimal të domosdoshëm: Një paletë ngjyrash neutrale do të shkonte shumë me një bluzë me material të rrjedhshëm të kombinuar me një palë pantallona të gjera.
Nxirrni në pah personalitetin tuaj: Jeni më të fiksuar pas detajeve? Shfaquni me elementë extra këtë verë, si sandalet dyngjyrëshe ose një rrip me prerje në bel kombinuar me një fustan veror ngjyrë të verdhë.
Zgjidhni një veshje që ju përfaqëson: Kjo është edhe stina e këmishave, shoqërojeni këmishën tuaj të preferuar me një fund me detaje si kapëse ose kopsa.
Një kostum i përshtatshëm: Ndriçojeni kostumin tuaj serioz me një ngjyrë të bardhë të freskët.
Hidhni përsipër një xhaketë stofi: Nëse në vendin tuaj të punës nuk doni të dukeni sikur jeni veshur në mënyrë të rastësishme, e njëkohësisht as të dukeni tepër shpërthyese kjo është veshja e duhur për ju: T-shirt, xhinse dhe një xhaketë stofi me cërka.
Luani me elementët femërorë: Ju këshikkojmë të luani me elementët aq të dashur femërorë si zbukurimet e veshjeve me lule, por të shoqëruara me pëlhura cilësore e me shkëlqim.
Eksperimentoni me diçka të re: Provoni të paraqiteni në punë me një stil krejt ndryshe nga i mëparshmi: një bluzë ose këmishë e freskët më rrudha do të shkonte më së miri me një palë pantallona me shkëlqim e me bel të lartë. Do të dukeni shik!
Vendosni ekuilibër në veshje: Për një look sa më të këndshëm përpiquni të vendosni ekuilibrin mes veshjes suaj me printimet e shkëlqyeshme aq të dashura nga të gjithë dhe aksesorëve sa më të strukturuar.