Stampa pop, materiale të rafinuara si mëndafshi dhe kadifeja nga më origjinalet te më të larmishmet. Vera është momenti i duhur për të thyer rregullat dhe për të vënë theksin mbi një aksesor të papritur. Një turban ose një shall në flokë do ta bënin stilin tuaj të sofistikuar në mënyrë të menjëhershme. Kemi mbledhur për ju copat më interesante të momentit, ja se cilat do të jenë copat më unike të stinës, të cilat do ju dhurojnë një look të ri e të veçantë.