Kemi folur shumë për kostumet e plazhit, por më pak për ato, të cilat ndryshojnë rrënjësisht nga vera në dimër: këpucët! Ka nga ata, të cilët preferojnë stilin Dr. Martens gjatë muajve më të ngrohtë të vitit, por të tjerë nuk munden ta konceptojnë izolimin e këmbës, në temperatura rreth 40°C! E ky është një telash më vete, pasi ekspozimi i trupit në këtë stinë, është ndër të tjera një nevojë, si pasojë e veshjes së më pak rrobave. Kështu, jemi gjithmonë në dilemë, mbi zgjedhjen mes takave dhe të sheshtave. Ngjyrat, format, rehatia, janë të gjithë këto faktorë, të cilët na kushtëzojnë, kur dalim për shopping. Për këtë arsye, ne ju paraqesim në galeri, modelet më të bukura e interesante për adhuruesit e secilit prej modeleve. Nuk do mbeteni të zhgënjyer!
