KreuFashion

Kthim pas në kohë, me bjonden më të famshme hollivudiane!

Sot, shënon data e lindjes së një prej artisteve më të famshme në historinë e kinematografisë, pikërisht Marilyn Monroe, dhe jo më kot adhuruesit e aktores e kujtojnë atë, nëpërmjet fotove e filmave të ndryshëm. Sytë e gjelbër, buzëqeshja marramendëse, flokët e verdhë e me onde të mëdha, janë disa nga karakteristikat tipike të Monroe, e cila mbetet e pazëvendësueshme në llojin e saj. Edhe pse me një jetë të mbushur me histori të trishta, edhe pse me një fund krejt të hidhur, Marilyn vazhdon të tërheqi qindra vajza e djem të rinj edhe sot, jo vetëm nga bukuria, por dhe nga performanca në dhjetra prodhime kinematografike, ku gati gjithmonë është protagoniste. Si një yll Hollywood-i, ajo ishte padyshim një nga femrat më me stil të kohës, paraqitjet e të cilës, bënin që sytë të ktheheshin vetëm nga Monroe. Në galeri do të gjeni disa nga çastet më ‘fashion’ të aktores, si në filma, ashtu dhe në jetën reale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF