Fustanet i shtojnë romanticizmin pamjes suaj, vishen me sandale të sheshta, me taka të larta ose ortopedike sipas stilit tuaj. Këtë verë do të jeni një ikonë e vërtetë mode nëse edhe ju do të mbani fustane të gjatë e të lehtë gjatë ditës, por edhe në mbrëmjet e nxehta buzë detit. Kemi zgjedhur për ju modelet më cool që janë në qarkullim, ato më femëroret, të lehtë e verorë ku duhet të përqëndroheni. Zbuloni se cili i përshatet më mirë fizikut dhe stilit tuaj.
Nuancat e ngjyrës së verdhë të ngrohtë me një stampim vintage gjethesh janë tepër verore.
Një fustan dantelle, me një ngjyrë të bardhë do ju shtonte feminilitetin këtë verë.
Linja strikte në një copë me vija. Dizajni bardh e zi është mjaft elegant.
Një fustan i zi pambuku pa mëngë do të kombinohej bukur me një palë sandale të sheshta.
Detajet etnike dhe një lidhje në qafë e fustanit në formë V-je do t’ju nxirrnim mjaft në pah belin tuaj.
Modelet me printime kafshësh leopardatto do të konsiderohen si një tunikë klasike verore.
Nxirrni në pah supet, me këtë fustan të gjatë me stampim lulesh.
Një fustan klasik me rripa të hollë i cili do ju dhurojë mjaft freski dhe do t’ju tregojë linja trupore elegante.
Ky fustan me stampim trëndafilash të kuq do të krijonte kontrast mbi copën e zezë.
Mëndafsh dhe rrudha dekorative në një nuancë të thellë të kuqeje sensuale.
Vija pop, linjë me qasje ndaj ngjyrës së gjelbër. Kjo veshje është e përbërë 100% nga liri organik.
Për një look retro këshillojmë detaje lulesh mbi një sfond të zi mëndafshi.
Një fustan i lirshëm me qendisje të sofistikuar në pjesën qendrore të tij.
Nuk mund të mungojë këtë verë një fustan i thurrur me grep.
Një fustan pambuku tepër i lehtë dhe i butë, me stampim lulesh.
Ky fustan i butë rrjete do të jetë gjithashtu i kombinueshëm me lehtësi.