KreuFashion

Tendencat verore më të veçanta për thonjtë tuaj

Me siguri jeni duke u bërë gati për plazh. Keni zgjedhur bikinit tuaja të preferuara, gjithë aksesorët e nevojshëm i keni bërë gati në valixhe dhe jeni duke menduar për look-un veror. Një detaj që nuk mund të lini pas janë edhe duart tuaja. Si të jeni rrëzëllitëse dhe të keni thonj perfekt për të plotësuar pamjen tuaj? Ngjyrat e ndezura janë sërish një tendencë. Edhe ngjyrat pastel, aksesorët e vegjël gold ose lulet delikate. Ngyrat  metalike silver e gold do i shtojnë shkëlqimin duarve tuaja në këto pushime. Edhe disenjot me fruta ekzotike do të duken mjaft verore, sidomos mbi një bazë ngyrë pastel. Për të krijuar kontrast, mund të përdorni edhe detajet si pikat, xixat, yjet apo figurat gjeometrike e abstrakte.

Për të qenë unike këtë verë, ju këshillojmë të shfletoni galerinë:

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF