KreuFashion

Fundjavë në plazh? Këto aksesorë nuk duhet t’ju mungojnë!

Fundjava e shumëpritur erdhi dhe më në fund jeni gati të pushoni. Lini punën, merrni makinën tuaj dhe nisuni pa humbur kohë për një udhëtim çlodhës jashtë qytetit, pse jo në plazh. Arratisuni për të gjetur pak qetësi në bregdet dhe merrni me vete vetëm aksesorët më të domosdoshëm për këtë fundjavë. Përveç kostumit të banjës, një bluze të rehatshme e të pambuktë merrni me vete edhe ndonjë veshje të lehtë, meqë moti është ende  i paqendrueshëm. Aksesorë të tjerë të nevojshëm? Sandalet, syzet e diellit dhe një kapele e madhe që t’ju mbrojë prej rrezeve të diellit.

Vishuni praktikë dhe me stil nga mëngjesi në darkë! Për të pasur ide më të qarta, shfletoni galerinë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF