Nëse do të ishte mes nesh, dje ajo do të festonte 90-vjetorin e lindjes. Por fati deshi që Marilyn Monroe të largohet shumë shpejt nga jeta, duke ruajtur në memorien tonë portretin e bukur dhe të freskët të saj. E nëse ka diçka për të cilën ajo gjithmonë do të mbahet mend është padyshim stili i saj i veshjes. Jo pak herë ikona e stilit vendosi trende mode, të cilat ende sot ndiqen edhe nga stilistë të famshëm. Bikini me bel të lartë, fundet e ngushta (pencil), e shumë trende të tjera padyshim që do të mbajnë gjithmonë firmën e saj. Për të mos folur më pas për ‘sex appeal-in’ që Monroe kishte, duke bërë të çmendej çdo burrë që i afrohej. Ne ju sjellim në vëmendje 15 veshjet e saj, të cilat provojnë që ajo ka qenë, është dhe do të mbetet një ikonë stili.
